Lenjani ‘presion’ ndaj Panuccit, jep dy asiste në Zvicër

Lenjani ‘presion’ ndaj Panuccit, jep dy asiste në Zvicër

23:23, 16/03/2019

Ermir Lenjani ka dhënë dy asiste në fitoren 2-0 përballë Grashopersit.

“Ylli” shqiptar ka dhënë dy asiste duke konfirmuar edhe një herë që është në një formë të shkëlqyer por ai nuk ?7shtë grumbulluar nga panucci për ndeshjen e fund-marsit.

Gjithashtu lojtari shqiptar ka shënuar edhe tre gola këtë sezon duke ndihmuar Sionin në objektivat e saj.

Ndërkohë loja është ndërprerë kur loja ishte 2-0, nga tifozët e Grashopersit, të cilët rrezikojnë të bien nga Kategoria.

Ata kanë hedhur shumë fishekzjarrë në fushën e lojës dhe më vonë kanë djegur stolat plastik në stadium, duke bërë një atmosferë mbytëse.

Pasojat pritet të jenë të rënda për skuadrën e Arlind Ajetit, e cila rrezikon një dënim të rëndë dhe mbi të gjitha me lojën që po bën të bjerë nga kategoria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco