Man United eliminohet nga FA Cup, Wolves bën një tjetër surprizë

Man United eliminohet nga FA Cup, Wolves bën një tjetër surprizë

23:04, 16/03/2019

Wolves ka eliminuar Manchester United nga FA Cup.

Pasi eliminuan skuadrën e Liverpool, ‘ujqit’ kanë arritur që të rrëzojnë edhe një tjetër skuadër të madhe.

Wanderers triumfuan me rezultatin 2-1 kundër skuadrës së udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer.

Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 70’, kur sulmuesi që po kalon një super formë, Raul Jimenez shënoi një gol të bukur me goditje ‘volley’.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Diogo Jota ndëshkoi “Djajtë e Kuq” duke shndërruar në gol kundërsulmin vrasës.

Në minutën e fundit, ishte Marcus Rashford që shënoi golin e vetëm për Manchester United, por sigurisht që kjo nuk mjaftoi.

Në këtë mënyrë Wolverhampton Wanderers kualifikohet në gjysmëfinale të FA Cup.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco