Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Neuer apo Ter Stegen? Low e thotë troç: Ky është portieri më i mirë i Gjermanisë

Neuer apo Ter Stegen? Low e thotë troç: Ky është portieri më i mirë i Gjermanisë

21:48, 16/03/2019

Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low ka sqaruar se zgjedhja e tij e parë për në portë mbetet Manuel Neuer dhe jo Andre ter Stegen.

Portieri i Bayern Munchen nuk po arrin të shfaqë nivelet e viteve të mëparshme, ndërkohë që "gardiani" i portës së Barcelonës po kalon një formë të jashtëzakonshme.

“Unë nuk kam ndryshuar mendimin tim, Neuer është portieri im i parë”, deklaroi Loë.

“Unë e përsëris atë, ai është numri një dhe kapiteni ynë”, ka pohuar ai.

Low thotë se do të ketë mundësi që portieri i Barcelonës të tregojë aftësitë e tij, por përsëriti se Neuer është zgjedhja e parë.

“Këtë vit do të kemi ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian dhe miqësoret. Ter Stegen luan për një klub të madh, është klas botëror dhe unë do t’i jap shanset për të luajtur”, përfundoi ai.

Gjermania përballet me Serbinë të mërkurën në një miqësore, përpara se të luaj ndaj Holandës të dielën, në kualifikueset e Europianit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco