Ja çfarë thotë Guardiola për supergolin e shënuar nga Celina

Ja çfarë thotë Guardiola për supergolin e shënuar nga Celina

21:33, 16/03/2019

Pep Guardiola ka komentuar fitoren dramatike të skuadrës së tij ndaj Swansea City.

Në minutën e 89’ ishte Sergio Aguero ai i cili shënoi golin e fitores për “qyetarët” që vuajtën ndaj skuadrës modeste që mban vendin e 15-të në ‘Championship’.

Kujtojmë që golin e dytë për vendasit e shënoi “ylli” i Kosovës, Bersant Celina për të cilin Guardiola kishte disa fjalë speciale.

“Luajtëm një ndeshje të mirë në përgjithësi. Kemi bërë disa gabime dhe pësuam gola” ka thënë Guardiola.

“Celina luajti shumë mirë, përfitoi nga një moment i pasigurt në mbrojtjen tonë dhe na ndëshkoi” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco