VIDEO/ Reus i jep fitoren Dortmundit me gol në minutën e 93’

VIDEO/ Reus i jep fitoren Dortmundit me gol në minutën e 93’

21:10, 16/03/2019

Skuadra e Borussia Dortmund ka marrë një fitore të vështirë në transfertën ndaj Hertës së Berlinit.

Skuadra e Lucien Favre ka arritur që të fitojë me rezultatin 2:3, duke marrë provizorisht kryesimin e Bundesligas.

Në minutën e 4’ ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Salomon Kalou.

Dortmund reagoi pas vetëm 10 minutave, duke barazuar me Thomas Delaney.

Për vendasit në minutën e 35’ ishte përsëri ish sulmuesi i Chelsea, i cili nga pika e bardhë ktheu avantazhin.

Goli i barazimit nga Dortmund erdhi në minutën e 47’ kur shënoi Dan Axel Zagadou, për të ngjallur shpresat e verdhezinjve.

Atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, ishte Marco Reus që në të 93’ realizoi golin e fitores.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco