Roma mposhtet nga SPAL, Milan-Inter luhet derbi i ‘qetë’

Roma mposhtet nga SPAL, Milan-Inter luhet derbi i ‘qetë’

20:54, 16/03/2019

Skuadra e Romës ka pësuar humbjen e parë pas rikthimit të Claudio Ranierit.

Skuadra nga kryeqyteti i Italisë është befasuar nga SPAL-i, e cila e ka mposhtur me rezultatin 2-1.

Në minutën e 22’ ishin pikërisht vendasit që kaluan të parët në avantazh me golin e shënuar nga Mohamed Fares.

Golin e barazimit për skuadrën romake e realizoi Diego Perotti, nga penalltia, në minutën e 53’ të ndeshjes.

Por, vetëm 7 minuta më vonë, gjyqtari akordoi një penallti në favor të vendasve, të cilën e konkretizoi në gol Andrea Petagna.

Me këtë humbje, Roma mbetet 3 pikë larg Interit vendit të katërt që të dielën luan derbin me Milanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco