Skënderbeu fitore të bujshme ndaj Kukësit, ‘dhuratë’ për Partizanin

Skënderbeu fitore të bujshme ndaj Kukësit, ‘dhuratë’ për Partizanin

19:12, 16/03/2019

Skënderbeu ka marrë një fitore të bujshme përballë Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligën Shqiptare.

Goli i mesfushori Bruno Dita i dhuroi fitoren skuadrës së Orges Shehit, duke i dhënë një goditje të rëndë verilindorëve të Armando Cungut.

Vlen të theksojmë që korçarët kanë ngelur me 10 lojtarë pasi në minutën e 78’ Leonit Abazi ndëshkohet me karton të kuq, për një ndërhyrje horror ndaj Maliqit.

Ky triumf i Skënderbeut është shndërruar në një asist edhe për Partizanin kryesues që në rast triumfi ndaj Teutës do të thellë diferencën në +9 nga skuadra e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco