Perez: Messi lojtari më i mirë në botë, është mbi gjithë të tjerët!

Perez: Messi lojtari më i mirë në botë, është mbi gjithë të tjerët!

17:24, 16/03/2019

Sulmuesi i Newcastleit, Ayoze Perez, e ka pranuar se është e veçante po të krahasohet me Lionel Messin e Barcelonës, të cilin e konsideron si futbollistin më të mirë në botë.

Sulmuesi spanjoll, i cili refuzoi mundësinë për t’u transferuar në “Camp Nou”, kohët e fundit analistët e futbollit po e krahasojnë me “yllin” argjentinas.

25-vjeçari e pranon se është larg 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, megjithatë thotë se është ndjenjë e veçantë të krahasohet me personin që ai e konsideron mbi të gjithë të tjerët.

“Messi është heroi im i të gjitha kohëve, ai është mbi të gjithë futbollistët e tjerë. Kështu që të përmendesh në të njëjtën fjali me të nga dikush e respektoj kaq shumë”, ka thënë Perez.

“Kjo gjë më tregon mua se jam duke bërë diçka ashtu siç duhet për momentin”, theksoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco