VIDEO/ Shënohet gol nga ky krosim perfekt i Ledian Memushajt

VIDEO/ Shënohet gol nga ky krosim perfekt i Ledian Memushajt

23:30, 15/03/2019

Ledian Memushaj vazhdon të jetë lideri i skuadrës së Pescarës e cila pa të, ndoshta nuk do të ishte në garë për ngjitjen në Serinë A në sezonin e ardhshëm.

Paraqitjet e mesfushorit shqiptar me fanellën e kësaj skuadre kanë qenë mbresëlënëse dhe nuk është rastësi që tashmë ai vlerësohet si mbreti i asisteve në Serinë B.

Sot, ai ka regjistruar të 10-tin në këtë  kampionat, duke kontribuar në pikën e radhës për skuadrën e tij që barazoi 1-1 përballë Kozencës së Kastriot Dermakut.

Me Pescarën në disavantazh, mesfushori shqiptar harkoi saktësisht në zonë një goditje dënimi për Skonamiljon i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi shifrat, duke bërë që në statistikat e këtij sezoni, të regjistrohej asisti i 10 i Memushajt.

Barazimi mban Pescarën në vendin e katërt në Serinë B, brenda grupit të skuadrave që janë në garë për ngjitjen direkt në javët e mbetura, ndërsa duket e sigurt të paktën pjesëmarrja në play-off.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco