Abrashi titullar, Freiburgu barazon në transfertë

Abrashi titullar, Freiburgu barazon në transfertë

23:10, 15/03/2019

Borussia Monchengladbach nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e luajtur në shtëpi përballë Freiburgut.

Vendasit e panë veten në disavantazh që në minutën e 10-të, kur Freiburgu shënoi me anë të Grifo, por baraspesha u rikthye vetëm 6 minuta më vonë, kur shënoi Plea.

Më pas loja u zhvillua e qetë, me dyluftime të shumta në mesin e fushës, por me shumë pak raste për t’u shënuar, çka bëri që rezultati të mbetet i pandryshuar.

Titullar për Freiburgun ishte edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërsa pas këtij takimi, do të udhëtojë drejt Tiranës, për t’u vënë nën urdhrat e Panuccit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco