Rezultat surprizë në ndeshjen e parë të javës në Serie A

Rezultat surprizë në ndeshjen e parë të javës në Serie A

22:52, 15/03/2019

Cagliari mori një tjetër 3-pikësh të rëndësishëm në kuadër të luftës për mbijetesë, teksa mposhti në shtëpi Fiorentinën me rezultatin 2-1.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, sardët zhbllokuan sfidën me anë të Joao Pedros në minutën e 53-të, ndërsa në të 66-ën ishte Ceppiteli ai që dyfishoi shifrat.

Fiorentina nga ana tjetër u zgjua shumë vonë, pasi rihapi takimin vetëm në minutën e 88-të, pas një goli të shënuar nga Federico Chiesa, duke mos arritur të marrë qoftë edhe një pikë në transfertën e Sardenjës.

Pas kësaj fitoreje, Cagliari shkon përkohësisht në vendin e 14-të, në kuotën e 30 pikëve, plot 9 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco