FIFA miraton Botërorin e Klubeve me 24 skuadra

FIFA miraton Botërorin e Klubeve me 24 skuadra

21:23, 15/03/2019

FIFA ka miratuar ditën e sotme, zgjerimin e Botërorit për Klube me 24 skuadra, duke nisur që nga viti 2021.

Formati i ri pritet të përfshijë tetë skuadra nga Europa, dhe do të zhvillohet çdo katër vite, nga qershori në korrik, në periudhën që në fakt zhvillohet edhe Kupa e Konfederatave.

Edhe pse një pjesë e madhe e klubeve europiane patën kërcënuar se nuk do të merrnin pjesë në këtë kompeticion, ishte presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, që u shpreh se ndihej i lumtur që Këshilli në FIFA e kishte mbështetur për këtë plan të tij.

“Tani bota do të shohë një Botëror për Klube të vërtetë, ku tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin ekipet më të mira në planet që sfidohen për t’u shpallur kampionë të vërtetë të botës”, u shpreh Infantino.

Në total, Europa do të ketë 15 ekipe përfaqësuese, 6 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga 3 ekipe do të vijnë nga Afrika, Azia, Amerika.

Është sugjeruar që çdo klub do të marrë rreth 50 milionë paund për pjesëmarrjen.

Këshilli i FIFA-s ka vendosur se do të ishte i mundur edhe zgjerimi i Botërorit Katar 2022 nga 32 në 48 skuadra.

Këshilli tani do të diskutojë për mundësinë e shtimit të një vendi organizator për Kupën e Botës 2022 dhe një vendim përfundimtar do të merret në kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet qershorin e ardhshëm në Paris.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco