Lewandowski kritikon Kovac: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm

Lewandowski kritikon Kovac: Luajtëm të tërhequr, nuk kisha çfarë të bëja i vetëm në sulm

19:00, 15/03/2019

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ishte një nga lojtarët e paktë që u mundua të bënte diçka për të shmangur eliminimin e skuadrës gjermane nga Championsi.

Por polaku ishte i vetëm në sulm duke e pasur të pamundur të ndihmonte skuadrën dhe u shfaq shumë i mërzitur për largimin e parakohshëm nga Europa.

“U munduam të ushtronim presion ndaj Liverpoolit, por fatkeqësisht ishim shumë të dobët në sulm”, tha Lewandowski.

“Në pjesën më të madhe të rasteve ishim 2 kundër 4 dhe s’mund të bënim asgjë. Pata disa duele, por e kisha shumë të vështirë t’ia dilja i vetëm, sepse kur ke përballë 2-3 mbrojtës të fortë, është e pamundur të jesh i rrezikshëm”, shtoi polaku.

Më pas, ai foli edhe për taktikat e përdoruara nga trajneri Kovaç për ndeshjen e së mërkurës.

“Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e luftuar, por në të dyja takimet luajtëm shumë të tërhequr. Nuk tentuam kurrë të merrnim iniciativë dhe të vinim kundërshtarin në rrezik, pra, të ishim Bayerni. Kjo nuk ndodhi. Ata nuk u ndien kurrë nën presion nga ne. U mbrojtëm shumë, nuk arrij ta kuptoj arsyen pse ndodhi kjo gjë. Gjatë javës bëmë plane të tjera duke menduar të sulmojnë kundërshtarin”, deklaroi sulmuesi i Bayernit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco