FOTO/ Mercedesi bind që në provat e para, zhgënjen Ferrari

FOTO/ Mercedesi bind që në provat e para, zhgënjen Ferrari

18:33, 15/03/2019

Sezoni i ri nis sërish nën shenjën e Mercedes, me Lewis Hamilton që dominoi dy sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Australisë, ndërkohë që zhgënjyen tërësisht dy makinat Ferrari.

Piloti britanik ndali kronometrin në 1’22”600, duke lënë pas me 48 të mijtat shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas.

Paraqitje e mirë e makinës gjermane, që befasoi me kohët e dhëna në pistë, duke lënë pas rivalët.

Në vijën e dytë të nisjes u renditën dy makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua i treti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Pierre Gasly.

Zhgënjen makina Ferrari, që klasifikohet e pesta me Sebastian Vettel, pothuajse 9 të dhjetat e sekondës më e avashtë se Mercedes, ndërsa Leclerc me “kokëkuqen” tjetër u rendit në vendin e 9-të, me +1’1 (francezi pati probleme me njëvendëshen e tij në pistë).

Provat e sotme treguan se Mercedes kishte ndryshuar shumë krahasuar me testet dimërore, ndërsa Ferrari nuk dha atë që pritej.

Mirë u paraqit Kimi Raikkonen me Alfa Romeo, i gjashti, si dhe dy makinat Renault, që hynë në “top-10” vendet e para. Të shtunën në mëngjes do të zhvillohen provat zyrtare në Australi, ku do të garohet për “pole position”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco