Barcelona-Manchester United, ja çfarë thotë Solskjaer për sfidën e ‘ferrit’

Barcelona-Manchester United, ja çfarë thotë Solskjaer për sfidën e ‘ferrit’

18:04, 15/03/2019

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka vënë përballë Manchester United dhe Barcelonën.

Favorit në këtë sfidë shihet Barcelona, por kurrë nuk duhet hequr nga lista një ekip si United dhe aq më tepër pas atij kthim rezultati që i ka bërë PSG-së.

Te kampi anglez këto ndeshje kundër kampionëve të Spanjës i presin me padurim, madje edhe trajneri Solskjaer.

Në fjalën e tij ai ka thënë: “I duam ndeshjet e këtij niveli, kundër skuadrave të mëdha. Kemi luajtur dy finale dhe i kemi humbur në 2009 dhe 2011 ndaj tyre. Kemi luajtur dhe një gjysmëfinale në 2008-ën. Këto ndeshje janë nga ato që i duam të gjithë, mezi i presim. Mua më pëlqen që ndeshjen e parë ta luajë në shtëpi, ndërsa sfidën e dytë jashtë fushë, ku do të luajmë për gjithçka, njësoj si me Parisin”, ka përfunduar trajneri norvegjez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco