Nedved s’e quan të lehtë shortin e Juventusit: Duhet të kemi kujdes, Ajaxi eliminoi Realin

Nedved s’e quan të lehtë shortin e Juventusit: Duhet të kemi kujdes, Ajaxi eliminoi Realin

17:04, 15/03/2019

Juventusi do të ndeshet me Ajaxin në fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Një short i lehtë në dukje për shumë tifozë të bardhezinjve, por për Pavel Nedved, ish-lojtari dhe zëvendëspresidenti i kampionëve të Italisë, kundërshtari nuk është dhe kaq i lehtë.

Çeku ka komentuar këtë përballje të bardhezinjve jo me një lumturi të madhe.

“Unë nuk jam as i lumtur dhe as i pakënaqur. Ata kanë nxjerrë jashtë Reali dhe më kanë pëlqyer shumë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë çeku.

Ndërsa për skualifikimin e mundshëm të Ronaldos është shprehur: “Për gjestin e Ronaldos, nuk pres asnjë skualifikim. Ndërkaq me Allegrin jemi shumë të kënaqur, çdo bisedim do të spostohet në qershor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco