FOTO/ Ronaldo vepron njëlloj si Messi

FOTO/ Ronaldo vepron njëlloj si Messi

16:46, 15/03/2019

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund pushimit dhe është kthyer të luajë për kombëtaren e tij.

Kujtojmë që sulmuesi i Juventusit nuk luan prej 30 qershorit të vitit 2018, që ishte ndeshja kundër Uruguait në Kupën e Botës.

Pas Messit, i cili u rikthye tek Argjentina ku nuk luante që nga Botërori i Francës, edhe Ronaldo bën të njëjtën gjë me ekipin kombëtar.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco