E papritur, Sulejman Starova merr drejtimin e klubit të Superligës

E papritur, Sulejman Starova merr drejtimin e klubit të Superligës

16:07, 15/03/2019

Ndryshime të rëndësishme te Laçi. Besnik Prenga është larguar nga stoli i skuadrës kurbinase, pasi nuk e ka përtypur humbjen 3-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës dhe mbi të gjitha ka mbetur i zhgënjyer nga forma që ka treguar skuadra në ndeshjet e fundit.

Vendin e tij në stolin e Laçit e ka marrë ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

Tekniku kryeqytetas do të ketë misionin të kualifikojë bardhezinjtë në Europa League dhe mundësia e vetme tashmë është të synojë vendin e 3-të në kampionat, sepse në Kupën e Shqipërisë, kurbinasit janë pothuajse të eliminuar.

Starova, i cili këtë sezon e nisi në drejtimin e Feronikelit në Kosovë, por u largua pas vetëm 3 ndeshjesh, do të jetë trajneri i 4-t i Laçit në këtë kampionat pas Artan Mërgjyshit, Migen Memellit dhe Besnik Prengës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment