Ja çfarë thotë Zidane për golat e Ronaldos ndaj Atleticos

Ja çfarë thotë Zidane për golat e Ronaldos ndaj Atleticos

15:47, 15/03/2019

Zinedine Zidane ka thënë se nuk është befasuar aspak nga paraqitja e Cristiano Ronaldos kundër Atletico Madrid.

Trajneri francez që me Ronaldon te Real Madrid ka fituar të gjithë tituj, është pyetur për paraqitjen e 34 vjeçarit në ndeshjen kundër Atleticos.

“Ndjeva admirim për paraqitjen e tij, por nuk u befasova. Cristiano ka dhënë më të mirën gjithmonë, është për t’i hequr kapelen…”, është përgjigjur shkurt Zidane.

Zinedine Zidane, debutimin e dytë si trajner te Real Madrid e regjistron të shtunën në Bernabeu kundër Celta Vigos.

Portugezi të martën zhvilloi një ndeshje të paharruar, ku me tre golat përmbysi rezultatin dhe kualifikoi Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco