VIDEO/ Ajax – Juventus, ja çfarë ka ndodhur në përballjet mes dy skuadrave!

VIDEO/ Ajax – Juventus, ja çfarë ka ndodhur në përballjet mes dy skuadrave!

15:23, 15/03/2019

Juventusi do të përballet me Ajaxin në çerekfinale të Champions Leagues.

Skuadra e udhëhequr nga Ronaldo do të përballet me holandezët të cilët eliminuan bujshëm Real Madridin.

“Zonja e Vjetër” ka statistika të “frikshme” kundër holandezëve, të cilët mund të themi se i ka shtypur. Për të parë humbja e fundit të Juventusit përballë Ajaxit, duket të kthehemi shumë kohë pas pikërisht në vitin 1973.

Gjithashtu Ajaksi është një ogur fatsjellës për Juventusin, pasi Championsi i fundit që është fituar prej tyre është në vitin 1996 me holandezët në finale. Bardhezinjtë kanë qenë ata që kanë triumfuar pas 11 –metërshave.

Mbetet të shihet nëse do të kenë të njëjtin fat bardhezinjtë ose jo. Ndeshja e parë do të luhet në Holandë në 9 prill, ndërsa e kthimit në 16 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco