Pas shortit/ Nedved paralajmëron Juventusin të ketë kujdes nga Ajax

Pas shortit/ Nedved paralajmëron Juventusin të ketë kujdes nga Ajax

14:18, 15/03/2019

Juventusi ka njohur kundërshtarin për fazën çerekfinale në Champions League.

“Fati i goglave nuk është treguar edhe shumë “bujar” me Juventusin e Cristiano Ronaldos që do përballet me Ajaxin e cila në fazën e 1/8-ave eliminoi bindshëm Real Madridin.

Pas përcaktimit të çifteve, ka reaguar edhe drejtori sportiv i ekipit italian, Pavel Nedved.

Ky i fundit ka vlerësuar ekipin holandez, duke kujtuar se ata eliminuan kampionët në fuqi të Europës.

“Unë nuk jam as i lumtur, as i pakënaqur. Ajaxi eliminoi Real Madridin, kështu që ata nuk janë për t’u nënvlerësuar. Mua më kanë pëlqyer shumë kundër Madridit, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi do të përballemi me Ajaxin që ka entuziazëm të madh”, pohoi çeku.

Nëse Juventusi do të mposhtë Ajaxin, ka mundësi që të takohet me fituesin e çiftit, Tottenham -Manchester City.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco