Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Ka vetëm një mundësi, ja kur mund të përballen Messi-Ronaldo në Champions

Ka vetëm një mundësi, ja kur mund të përballen Messi-Ronaldo në Champions

12:51, 15/03/2019

Barcelona – Juventus do të ishte finalja e ëndrrave në Champions League për të gjithë tifozët e futbollit.

Kjo ndeshje nuk ka brenda saj vetëm historinë, hakmarrjen por tashmë edhe dy rivalët e përbetuar ndërmjet Messit dhe Ronaldos.

Fati i goglave ka vendosur që Barcelona në çerekfinale të “peshkojë” Manchester United, ndërsa Juventusi do të luajë përballë Ajaxit.

Pas çifteve çerekfinaliste në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti duke përcaktuar skeletin për përballjet në gjysmëfinale dhe finale të Champions Leagues.

Fituesi në Ajax – Juventus, në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e takimit tjetër, Tottenham Hotspur – Manchester City.

Në gjysmëfinalen tjetër, do të takohet fituesi i Barcelona – Manchester United me fituesin e takimit Liverpool – Porto.

Messi dhe Ronaldo, mund të përballen në Ligën e Kampionëve këtë sezon vetëm në finalen e madhe të Madridit, sigurisht nëse Barcelona dhe Juventus arrijnë deri atje.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco