Kombëtarja U-21/ Alban Bushi publikon listën e lojtarëve, ja emrat surprizë!

Kombëtarja U-21/ Alban Bushi publikon listën e lojtarëve, ja emrat surprizë!

11:46, 15/03/2019

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen me Turqinë dhe Andorrën.

Ajo që bie në sy janë prurjet e reja, lojtarë të cilët më parë kanë veshur fanellën e  përfaqësueseve të tjera si Leorent Shabani i cili ka luajtur për Suedinë U19 apo Din Sula i cili ka luajtur me Belgjikën U19.

Në listë është edhe 18-vjeçari Emiljano Bullari, ish-kapiteni i Shqipërisë U17 i cili po ndiqet me interes nga Greqia.

Sa i përket kampionatit shqiptar, Bushi ka ftuar emra të njohur të Superiores si Selmani, Mala, Kallaku e Hebaj.

LISTA:

Portierë: Gentian Selmani (Laçi), Mario Dajsinani (Skënderbeu), Romeo Harizaj (Apolonia)

Mbrojtës: Jon Mersinaj (Laçi), Shaqir Tafa (Kuneo), Drilon Kryeziu (NK Trigllav), Leonardo Maloku (Fermana), Geraldo Bajrami (Birmingem), Leonidas Rosi (Apollon Smirnis), Kristian Bushaj (Panionios)

Mesfushorë: Lindon Selahi (Standard Liezh), Arbnor Muçolli (Vejle), Omar Imeri (Shkëndija Tetovë), Sherif Kallaku (Teuta), Agim Zeka (Fortuna Sitard), Laorent Shabani (Malmo), Esat Mala (Partizani), Emir Sahiti (Hajduk Split), Julian Shehu (Kastrioti)

Sulmues: Rubin Hebaj (Partizani), Shefit Shefiti (Shkëndija Tetovë), Xhakomo Vrioni (Venecia), Din Sula (Vasland Beveren), Emiljano Bullari (Olimpiakos), Lorenco Vila (Teuta).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco