Pas Ronaldos, drejtori i Juventusit synon të transferojë këtë super sulmues

Pas Ronaldos, drejtori i Juventusit synon të transferojë këtë super sulmues

11:32, 15/03/2019

Drejtori Sportiv i Juventusit, Fabio Paratici tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta blerë Kylian Mbappen.

Sulmuesi i ri i PSG-së momentalisht është i dyti pas Lionel Messit në listën e golashënuesve më të mirë në pesë ligat europiane me 25 gola.

Për 20-vjeçarin ka shumë të interesuar, prandaj Juventus do të përballët me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij, veçanërisht nga Real Madridi, i cili ishte pranë transferimit të tij në verën e vitit 2017.

Por, midis thashethemeve të vazhdueshme për kalimin e tij në Madrid, Mbappe tha në fillim të kësaj jave se ai ka qëllim të qëndrojë tek PSG-ja, pavarësisht eliminimit nga Champions League.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco