Mungesa e madhe, Roshi: Ju tregoj kur do rikthehem. Trajneri më i rreptë është...

Mungesa e madhe, Roshi: Ju tregoj kur do rikthehem. Trajneri më i rreptë është...

11:05, 15/03/2019

Mes surprizash, trajneri Christian Panucci ka zbuluar listën me emrat e lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e marsit, atë kundër ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Një mungesë e madhe do të jetë ajo e Odise Roshit i cili mungon si pasojë e riaftësimit pas dëmtimit që pësoi në gju.

“I kryej të gjitha ushtrimet, por më duhet të vras edhe frikën, pasi në çdo veprim më duket sikur mund të dëmtohem sërish në gju”, nis bisedën për “Panorama Sport”, “raketa” e Kombëtares.

Në një intervistë për gazetën, 27-vjeçari fierak rrëfen vështirësitë e dëmtimit, por edhe zbulon sekretet e Kombëtares, trajnerin më strikt që ka pasur me kuqezinjtë si dhe kohën e lirë me Balajn dhe Berishën.

Kur mendoni se do riktheheni për të luajtur?

Kam folur edhe me doktorin që kam operuar këmbën dhe kam edhe një vizitë të fundit, si test që do të kryej në Romë. Me çfarë kam biseduar me fizioterapistët dhe në baza të ndjesisë që kam them se pas dy javësh do të jem i gatshëm për tu grumbulluar në 18-shen e skuadrës. Kjo vjen pas periudhës së kombëtares.

Mes gjithë trajnerëve që keni pasur kush është më i rrepti?

Christian Panucci. Është i rreptë por sipas meje ëshët diçka e mirë për të gjithë djemtë. E them këtë sepse në fakt rreptësia duhet te ekipi shqiptar.

Po trajneri më babaxhan?

Ganni de Biasi

Sa ju mungon Kombëtarja?

Kombëtarja më mungon shumë dhe jam mësuar që çdo herë të punoj fort që të jem atje. Është normale, pasi për Kombëtaren kam dhënë gjithmonë maksimumin dhe me zor e kam pritur çdo herë të jem pjesë e saj. Por, futbolli i ka pjesë të tijin edhe dëmtimet apo mungesat dhe duhet t’i pranojmë. Më duhet të rikthehem akoma më i fortë dhe më në formë.

Jeni lojtari më rrëmujaxhi në grumbullim. Kujt do t’ia lini stafetën?

Po, më pëlqen që të bëj shaka gjithmonë. Është Eros Grezda që më zëvendëson sa herë nuk jam unë (qesh…). Ia kam lënë atij stafetën. E mora në telefon dhe i thashë: “Mos harro veprimet me djemtë, shakatë dhe gjithçka” (qesh…).

A keni një grup mesazhesh në “WhatsApp” me lojtarët e Kombëtares?

Po, e kemi një të tillë dhe ngacmohemi ndonjëherë edhe aty (qesh…).

Cili është më aktivi?

Migjen Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco