Lajmi i fundit

LIVE/ Gazment Bardhi konferencë për shtyp

VIDEO/ UEFA merr këtë vendim për gjestin e turpshëm të Ronaldos

VIDEO/ UEFA merr këtë vendim për gjestin e turpshëm të Ronaldos

10:41, 15/03/2019

Pas përmbysjes së madhe të Juventusit, lojtarë dhe tifozë, të gjithë ishin në ekstazë, por ajo që ra në sy ishte edhe festimi i shfrenuar i Cristiano Ronaldos, i cili kopjoi atë të trajnerit të Atleticos, Diego Simeone, në sfidën e parë.

Mëngjesin e djeshëm, sportivet e ndryshme si “AS”, “Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë lëshuar alarmin se CR7 ishte nën hetim nga ana e UEFA-s për festimin e tij.

Por frika që ndollën të përditshmet madrilene u hodhën poshtë nga vetë UEFA, e cila ka qetësuar Juventusin dhe vetë Ronaldon.

Burime pranë qeverisë së futbollit europian nënvizuan se nuk ka asnjë dosje apo hetim të hapur për këtë veprim të Ronaldos.

Portugezi do të presë i qetë kundërshtarin e ardhshëm në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco