Ish-sulmuesi i Skënderbeut bëhet hero në Europa League, shënon në minutën e 119-të

Ish-sulmuesi i Skënderbeut bëhet hero në Europa League, shënon në minutën e 119-të

23:41, 14/03/2019

Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Piter Olainka, ka bërë heroin në sfidën e Ligës së Europës ndaj Seviljes, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës çeke.

Pas barazimit 2-2 të duelit të parë, skuadrat kanë barazuar me të njëjtat shifra edhe në ndeshjen e kthimit dhe janë dashur kohët shtesë për të caktuar fituesin.

23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 119-të.

Gjuajtja e Olainkës është devijuar nga mbrojtësi Kajer dhe ka përfunduar në rrjetë.

Ndeshja përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco