Manipulohet shorti i Championsit...? Drejtori i UEFA-s publikon pa dashje çerekfinalet

Manipulohet shorti i Championsit...? Drejtori i UEFA-s publikon pa dashje çerekfinalet

23:33, 14/03/2019

Teori konspirative pretendojnë se drejtori i UEFA-s aksidentalisht ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet një listë me katër çifte skuadrash, për ta fshirë më pas menjëherë.

Ai dokument në foto titullohej “Shorti i Çerekfinaleve të UEFA Champions League” dhe mban logon zyrtare të kompeticionit.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale tifozët të rebelohen, duke pretenduar se i gjithë shorti është një farsë, pasi çiftet e skuadrave që do të ndeshen në çerekfinale janë paracaktuar, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që të jetë thjesht një test printimi.

Gjithsesi, nga ai dokument që bëri xhiron e botës përmes rrjeteve sociale në më pak se një orë, dallohen qartë katër çiftet çerekfinaliste: Liverpool-Ajax; Juventus-Porto; Manchester United-Tottenham dhe Barcelona-Manchester City.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco