Pas eliminimit nga Championsi, Beckenbauer: Ky do ishte trajner fantastik për Bajernin

Pas eliminimit nga Championsi, Beckenbauer: Ky do ishte trajner fantastik për Bajernin

13:39, 14/03/2019

Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes kundër Liverpoolit.

“Më duhet të përgëzoj Kloppin dhe Liverpoolin për fitore, ata ishin më të mirë në dy ndeshjet. The Redsat janë një ndër ekipet më të mira të Evropës dhe na tregoi se ku jemi ne”, tha Niko Kovac.

Taktika e Kovacit u kritikua publikisht edhe nga sulmuesi Robert Lewandowski, i cili u pasua edhe nga presidenti i nderit i klubit, Franz Beckenbauer.

Jurgen Klopp në Bayern? “E pra, do të ishte fantastike. Ai është i vetmi që mësoi gjermanët të luajnë futboll të shpejt”, ishte reagimi i drejtpërdrejtë i Franzit.

Theksojmë se bavarezët për sezonin e ri do të përpiqen që të bëjnë një skuadër me lojtarë të rinj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco