3 rastësitë që e shpallin Juventusin kampione në Champions League

3 rastësitë që e shpallin Juventusin kampione në Champions League

13:18, 14/03/2019

Përmbysja që Juventusi realizoi ndaj Atleticos së Madridit, duke triumfuar 3-0 në Torino dhe duke bërë të pavlefshëm fitoren e spanjollëve në “Wanda Metropolitana”, ka rritur shpresat te bardhezinjtë, se ky mund të jetë viti i duhur, për t’ia dalë në Evropë.

Forma e mirë e Cristiano Ronaldos, por edhe uria e futbollistëve të tjerë, shumica e të cilëve e dinë se vështirë se do të kenë më shanse të triumfojnë në Evropë, janë disa nga garancitë e Juventusit, që tashmë sheh veten në çerekfinale, bashkë me një skuadër spanjolle, një portugeze, një holandeze dhe 4 angleze.

Por ndërkohë që oreksi rritet, disa rastësi të tjera ka zbuluar sot media italiane dhe që do të shërbejnë për të rritur edhe më shumë besimin e publikut bardhezi, që ky mundtë jetë viti i duhur për ta.

Kjo pasi për herë të parë që nga viti 2010, në çerekfinale nuk merr pjesë asnjë nga skuadrat e Madridit, pasi si Reali, ashtu edhe Atletico janë eliminuar. Për më tepër, ashtu si në vitin 2010, kur finalja u luajt në “Santiago Bernabeu”, edhe këtë vit finalja do të luhet në Madrid, veçse në stadiumin “Wanda Metropolitana”.

Për ta bërë edhe më të plotë profetësinë, edhe në vitin 2010 fituese ishte një skuadër italiane, pra Interi, ndaj të njëjtën gjë do të synojë ta bëjë këtë sezon Juventusi, si e vetmja skuadër italiane e mbetur në këtë garë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco