Coutinho paralajmëron largimin nga Barça, ja deklarata e bujshme

Coutinho paralajmëron largimin nga Barça, ja deklarata e bujshme

11:57, 14/03/2019

Philippe Coutinho e ka pranuar se e ardhmja e tij në futboll mund të jetë larg Barcelonës.

Coutinho shënoi golin e dytë të ndeshjes në fitoren 5-1 të Barcelonës nda Lyonit në fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

Braziliani nuk po kalon nj formë të mirë dhe së fundmi mediat kanë përfolur një largim të mundshëm në Premier League.

“Gjatë javëve të fundit, ndoshta edhe muajve, unë nuk kam luajtur shumë mirë, por dua që ende të përmirësohem. Erdha në Barcelonë për ta dhënë maksimumin tim”, ka thënë Coutinho.

“Unë e përjetoj çdo moment. Askush nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Vetëm mund të them se jam i lumtur me paraqitjen time sot”, përfundoi ai duke lënë të hapur mundësinë e largimit.

Coutinho i ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon, katër prej të cilave në La Liga.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco