Capello 'shtang' të gjithë: Ju tregoj 3 gjenitë e futbollit, mungon...

Capello 'shtang' të gjithë: Ju tregoj 3 gjenitë e futbollit, mungon...

11:41, 14/03/2019

Fabio Capello pretendon se Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në tre gjenitë e futbollit.

Tekniku italian aktualisht punon si komentator për rrjetin televiziv “Sky Sport”, ka zgjedhur tre më të mirët në historinë e futbollit, shkruan SYRI.net.

“Në historinë e futbollit ka pasur vetëm tre gjeni: Pele , Maradona dhe Messi”, tha ish-trajneri i Realit, duke mos përmendur Cristiano Ronaldon.

Campello vazhdoi, "Unë isha përballë Messit kur ai ishte 16 vjeç dhe ngela i habitur. Ai bëri të njëjtat gjëra që bën sot, por dikur ishte 20 vjet më i ri. Leo ka lindur si një gjeni. Ai shpik gjërat që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e ka treguar veten si një kampion, por jo një gjeni"

“Natyrisht, ky është vetëm mendimi im. Maradona dhe Messi jo vetëm që mund të mendonin për gjëra të shkëlqyera, por edhe t’i vënë ato në praktikë “. “Së bashku me Pelen ata kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë lojtarë unike dhe mbresëlënëse”, përfundoi ai.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco