Wanda Nara: Gjithmonë do them atë që mendoj

Wanda Nara: Gjithmonë do them atë që mendoj

10:58, 14/03/2019

Wanda Nara është nderuar me “Çmimin Socrate 2019”.

Në fjalën e saj përshëndetëse me këtë rast, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e sulmuesit argjentinas theksoi se do të vijojë me idetë e saj, duke thënë gjithmonë atë që mendon.

“Do të vijoj me idetë e mia, duke thënë atë që mendoj. Bota e futbollit është pak e vështirë për femrat, por do të vijoj t’i them gjërat ashtu si unë i mendoj, pavarësisht nëse ju pëlqen të tjerëve apo jo”, tha Wanda.

Më pas modelja argjentinase tregoi se është nëna e 5 fëmijëve, dy prej të cilëve vajza, ndërsa uroi bijat e saj të martohen me burra po aq të mirë sa Mauro Icardi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco