Karius denoncon Besiktasin, nuk ka marrë rrogën e 4 muajve

Karius denoncon Besiktasin, nuk ka marrë rrogën e 4 muajve

10:29, 14/03/2019

Loris Karius nuk po gjen qetësi as në Turqi te skuadra e Besiktasit.

Pas gafave në finalen e Ligës së Kampionëve përballë Realit, gjermani humbi vendin e titullarit dhe iu bashkua Besiktasit, por edhe këtu e ndoqën pas momentet fatkeqe, duke pësuar disa gola të çuditshëm.

Ditën e djeshme ishte trajneri i turqve, Senol Gunes që tha se gjermani nuk është i përqendruar dhe se nuk është aspak i përfshirë në skuadër, ndaj bën gabime të vazhdueshme.

Por ditën e sotme është njoftuar se vet gardiani gjerman ka çuar klubin turk në FIFA, pasi nuk është paguar për 4 muajt e fundit, ndërsa çështja është tashmë nën hetim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco