Europa League, sot përcaktohen skuadrat çerekfinaliste

Europa League, sot përcaktohen skuadrat çerekfinaliste

09:39, 14/03/2019

Pas emocioneve në Champions League, ditën e sotme do të përcaktohet skuadrat çerekfinaliste në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, Europa League.

Sfidat e para të raundit të 1/8-ave janë zhvilluar tashmë dhe gjithçka do të përcaktohet në ndeshjet e kthimit, ku disa ekipe vijnë me një garanci më shumë falë rezultateve të arritura të enjten e kaluar.

Inter, në prag të derbit të “Madonninës” kundër Milanit, duhet fillimisht të hipotekojë kalimin në çerekfinale. Në Frankfurt gjithçka përfundoi me shifrat e bardha 0-0, ndërsa për sfidën e sotme, zikaltrit kanë jo pak probleme.

Lautaro Martinez, që ka marrë rolin e liderit në sulm pas pezullimit të Icardit, ndërsa gjithashtu i skualifikuar është edhe Këadëo Asamoah. Në këtë mënyrë pritet që Spalletti t’ia besojë sulmin Keita Baldes.

Një detyrë mjaft të vështirë ka edhe Arsenali. “Topçinjtë” do të duhet të përmbysin në “Emirates Stadium”, humbjen 3-1 të pësuar në sfidën e parë ndaj Rennes.

Një shëtitje në Ukrainë parashikohet për Chelsean transferta në Kiev ndaj Dinamos. Fitorja 3-0 e londinezëve në ndeshjen e parë e ka thjeshtësuar kalimin e raundit për të besuarit e Sarrit.

Ja të gjitha ndeshjet e sotme:

18:55 Dyn. Kyiv – Chelsea (0-3)

18:55 Krasnodar – Valencia (1-2)

18:55 Salzburg – Napoli (0-3)

21:00 Arsenal – Rennes (1-3)

21:00 Benfica - D. Zagreb (0-1)

21:00 Inter - Eintracht Frankfurt (0-0)

21:00 Slavia Prague – Sevilla (2-2)

21:00 Villarreal - Zenit Petersburg (3-1)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco