Zbulohet lista e lojtarëve të Kombëtares, ja befasia nga Panucci. Mungon...

Zbulohet lista e lojtarëve të Kombëtares, ja befasia nga Panucci. Mungon...

09:13, 14/03/2019

Vetëm nëntë ditë nga ndeshja e parë kualifikuese, italiani i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci do të vërë në dispozicion të publikut listën me të grumbulluarit e tij për ndeshjen me Turqinë dhe Andorrën.

Gazeta ‘Panorama Sport’, ka mësuar se trajneri ka hequr dorë nga eksperimentimet dhe sot pritet një listë me Kombëtaren “bazë”.

Futbollistë të konfirmuar dhe elementë mbi të cilat italiani pritet që të bazojë punën e tij.

Sigurisht, duke mos pasur paraprakisht një listë përpara, marshi i gabimit mund të jetë i pranueshëm, por burimet bëjnë me dije disa prej emrave të “përjashtuar” nga kjo listë. Ermir Lenjani, Azdren Llullaku, Rei Manaj e Keidi Bare janë disa prej emrave që duket se Panucci nuk i ka preferuar për këtë sfidë.

Tre të parët kanë luajtur me skuadrat e tyre respektive, kanë shënuar dhe ofrojnë garanci për manovrën sulmuese. Një tjetër mungesë do të jetë ajo e kapitenit Mërgim Mavraj. Nisur nga pezullimi me 3 ndeshje, mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion. Gjithashtu, Odise Roshi nuk është riaftësuar ende në masën 100% për të qenë i gatshëm për grumbullimin.

Ja lista e mundshme e Panuccit për këto dy ndeshje:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco