Dëgjojeni çfarë thotë trajneri i Bayernit: Sot i kuptuam limitet tona

Dëgjojeni çfarë thotë trajneri i Bayernit: Sot i kuptuam limitet tona

23:45, 13/03/2019

Bayern Munchen është mposhtur 3-1 nga Liverpooli në “Allianz Arena” dhe e ka mbyllur Champions League këtë sezon në fazën e 1/8-ave.

Pas ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Niko Kovac, pranon se kundërshtari kishte më shumë kualitet se ekipi i tij.

"Luajtëm ndaj një skuadre shumë të fortë dhe Klopp me djemtë e tij duhen uruar për paraqitjen e bërë. Ata ishin rreshtuar mirë, bënë lojën e tyre duke mos na lejuar ne të futemi në lojën tonë, prandaj kemi humbur me meritë.

Presioni shumë i madh? Ishte merita e kundërshtarit që ishte shumë kompakt dhe luante me zgjuarsi. Sot kemi kuptuar limitet tona.

Neuer? Nuk i vë faj për golin e parë, ai nuk e dinte nëse Rafinha do ta ndalonte Mane. Nuk duhet të flasim për ata që mungonin, ata që ishin në fushë dhanë gjithçka, nuk ka justifikime”, deklaroi Kovac.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco