FOTO/ Mësoni kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Championsit

FOTO/ Mësoni kur do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Championsit

23:32, 13/03/2019

Ka përfunduar faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve dhe janë mësuar tashmë ekipet çerekfinaliste.

Si rrallëherë në këtë fazë janë katër ekipe angleze: Manchester City, Liverpooli, Tottenhami dhe Manchester United. 

Pas tyre, s’ka asnjë ligë që ka më shumë se një ekip që ka siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë.

Barcelona (Spanjë), Juventus (Itali), Porto (Portugali) e Ajax (Holandë) janë katër çerekfinalistët e tjerë.

Image

Të premten, në datën 15 mars, në orën 12:00, vëmendja e futbollit do të jetë spostuar e gjitha te goglat, kur 8 skuadrat çerekfinaliste do të mësojnë kundërshtarët e tyre të ardhshëm.

Shorti do të jetë i lirë, pra, çdo skuadër mund të përballet me njëra-tjetrën.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen në datat 9/10 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, në datat 16/17 prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco