Pas lotëve, Georgina fjalë rrëqethëse për Cristianon: Bota e futbollit është e jotja

Pas lotëve, Georgina fjalë rrëqethëse për Cristianon: Bota e futbollit është e jotja

11:48, 13/03/2019

Lotët e Georgina Rodriguez tregojnë se çfarë emocioni ka përjetuar bukuroshja kur i gjithë stadiumi përshëndeste heroin e ndeshjes, Cristiano Ronaldon.

Menjëherë pas përmbysjes së madhe ndaj Atleticos, partnerja e Roanldos i ka kushtuar disa rreshta heroi të “Zonjës së Vjetër”, duke i shprehur se bota e futbollit është e tij, shkruan SYRI.net.

“Këtë 3-0 nuk e vjedh askush. Ti e meriton, jo për 3 golat sonte. Ti e meriton për përkushtimin tënd, për atë që sjell në një klub kudo ku shkon. Je një drejtues për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për të gjithë që të admirojnë dhe mbështesin çdo ditë.

Karma ekziston. Zoti e di, Zoti ta dha ty, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam. Cristianito, Mateo, Eva, Alana, Xhorxhina.” –  shkruan Georgina në Instagram.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco