Guardiola para shortit: Duhet të përballemi me këtë kundërshtar për të fituar Championsin

Guardiola para shortit: Duhet të përballemi me këtë kundërshtar për të fituar Championsin

10:47, 13/03/2019

Pasi fitoi lehtësisht 7-0 në shtëpi ndaj Schalke 04, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka shprehur dëshirën për kundërshtarin e radhës.

Tekniku spanjoll e bëri të qartë se Juventusi e ka marrë Ronaldon për të fituar Champions-in, dhe nëse ekipi i tij dëshiron të shkojnë sa më larg, duhet të përballen me këtë tip lojtari.

“Reali i Madridit u eliminua, por është ende Juventusi. Ata morën Cristiano Ronaldon për ta fituar Champions Leaguen. Ai kishte të gjithë presionin mbi shpatulla por ai i shënoi 3 gola Atleticos, dhe kualifikoi ekipin në çerekfinale. Me këtë tip lojtari, dhe me këtë tip skuadre do na duhet të përballemi, për të kaluar më lart” – deklaroi Guardiola.

Juve i bashkohet Manchester City, Manchester United, Tottenham, Ajax dhe Porto, të cilat kanë siguruar kualifikimin në 8 klubet më të mira të Europës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco