Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Pas gjestit të famshëm, Simeone jep deklaratën befasuese për Ronaldon!

Pas gjestit të famshëm, Simeone jep deklaratën befasuese për Ronaldon!

09:17, 13/03/2019

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit.

Në një prononcim për mediat, tekniku argjentinas pranon faktin që Juventusi zhvilloi një ndeshje më të mirë dhe e meritoi kualifikimin, shkruan SYRI.net.

“Në pjesën e parë, ne nuk ishim në gjendje që të gjenim pozicionimet e duhura, ndërsa ata erdhën disa herë në zonën tonë dhe vazhdonin të krijonin rreziqe dhe neve na duhej të mbroheshim. Duhet t’i urojmë ata. Ishin më të zotë se ne. Shkoi kështu dhe e merituan kualifikimin. Ndonjë gabim e bëmë. Ata u treguan më të saktë taktikisht, në topat e dytë, në gjithçka”, tha fillimisht ai.

Por kur u pyet për gjestin e famshëm të Cristiano Ronaldos pas ndeshjes, ai befasoi të gjithë me deklaratën e tij duke thurur elozhe për portugezin.

“Është mes më të mirëve në botë. Mund të ndodhë që në ndeshje të tilla të shënojë këta gola. E pa gjestin që unë bëra në ‘Ëanda’ dhe e imitoi për të treguar karakterin e tij”, përfundoi ai.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco