Mourinho zgjedh mes Juventusit dhe Atletico Madridit

Mourinho zgjedh mes Juventusit dhe Atletico Madridit

20:34, 12/03/2019

Jose Mourinho beson se Atletico Madridi do të jetë në gjendje ta mbrojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, dhe si rrjedhojë do të kalojë në çerekfinale.

Por, trajneri i suksesshëm portugez këmbëngul se nuk do të ishte habi nëse Juventusi e përmbys gjigantin spanjoll.

“Nuk do të habitesha nëse Juventusi bën përmbysjen e madhe. Pra, nëse Juve fiton 2-0 apo 4-1, nuk do të habitesha”, tha Mourinho.

“Por, të jemi të sinqertë, nëse ekziston një ekip që ia del të përballet me presion, ta mbrojnë epërsinë dhe ta kontrollojë ndeshjen në mbrojtje, atëherë Atletico është shembulli më i mirë për këtë”, shtoi portugezi.

“Prandaj, nëse më duhet të zgjedh, do ta zgjidhja Atletico Madridin. Por, nuk do të ishte befasi nëse Juventusi bën përmbysjen”, këmbënguli ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco