Sheiku i PSG-së i vë syrin kapitenit të Ajaxit

Sheiku i PSG-së i vë syrin kapitenit të Ajaxit

18:50, 12/03/2019

Nuk ka kohë për të humbur, PSG nis planin e merkatos. Eliminimi nga Champions League është i papranueshëm për presidentin i klubit parizien, Naser Al Khelaifi, i cili nga viti 2011, kur mori drejtimin e skuadrës e deri më sot ka shpenzuar plot 1 miliard euro për të arritur një trofe të rëndësishëm.

Eksperimentet e vazhdueshme ndër vite nuk kanë dhënë rezultat e tashmë sheiku së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë vënë në lëvizje për të kryer transferime të rëndësishme.

Parisi ishte një ndër kandidatët për shërbimet e Frenki de Jong, i cili më pas arriti marrëveshjen me Barcelonën.

Tashmë kampionët e Francës po mundohen të bindin një tjetër talent të Ajaxit, kapitenin Mathaijs de Ligt.

Mbrojtësi është dëshirë e shumë klubeve, pasi përveç Barcelonës në garë janë edhe Juventusi dhe Bayerni i Mynihut.

Për të bindur de Ligt, PSG po punon shumë me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

Ende nuk ka një ofertë zyrtare në drejtim të mbrojtësit të Ajaxit, por në momentin që situata do të behet më konkrete, atëherë kampionët e Francës do të kenë gati një ofertë të parezistueshme.

Gjithsesi, fjala e fundit i takon mbrojtësit de Ligt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco