Telefonata e parë e Zidane pas rikthimit te Real Madridi

Telefonata e parë e Zidane pas rikthimit te Real Madridi

18:13, 12/03/2019

Zidane tashmë është trajneri i Realit të Madridit, i cili shihet si shpëtimtari i sezonit.

Të mërkurën (nesër) në mëngjes ai do të vendoset në krye të ekipit për të drejtuar seancën stërvitore.

Sipas asaj që zbulon “Marca”, francezi ka kryer një telefonatë, ku i pari që ka kontaktuar ka qenë Sergio Ramos.

Kjo, për t’i dhënë një mesazh skuadrës se kapiteni ka mbështetjen e trajnerit, por edhe e kundërta.

Marrëdhëniet mes të dyve kanë qenë gjithmonë të mira dhe Ramos nga ana e tij është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë trajnerin.

Nga ana tjetër, edhe Perez e ka njoftuar Ramosin të parin se Zidane po vinte për herë të dytë në krye të ekipit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco