Interi në zi, vdes babai i futbollistit zikaltër

Interi në zi, vdes babai i futbollistit zikaltër

17:12, 12/03/2019

Të enjten dhe të dielën Interi do të luajë dy sfida vërtet të rëndësishme sa u përket objektivave sezonalë, pasi do të përballet me Eintrachtin e Frankfurtit në ndeshjen e kthimit të Europa League, por edhe në derbin e Madonninës me Milanin.

Trajneri Luciano Spalletti po përballet me një emergjencë totale në skuadër, pasi një pjesë e mirë e titullarëve janë të dëmtuar, ndërsa së fundi është shtuar edhe rasti Icardi, me kapitenin që prej më tepër se një muaji, nuk stërvitet me ekipin.

Së fundi një lajm i keq ka goditur ambientin zikaltër, pasi nga Portugalia janë njoftuar se ka ndërruar jetë babai i mesfushorit Joao Mario.

Klubi zikaltër ka shprehur ngushëllimet ndaj mesfushorit portugez dhe familjes së tij, nëpërmjet një reagimi zyrtar në rrjetet sociale.

Joao Mario nuk është në listën e UEFA-s dhe nuk mund të luajë në ndeshjen ndaj Frankfurtit, por tani në dyshim mbetet edhe prezenca e tij në derbin ndaj Milanit, ku ishte parashikuar të luajë nga minuta e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco