'Ylli' i Lyonit: Messi është më i miri në botë, por do të tentojmë ta ndalim

'Ylli' i Lyonit: Messi është më i miri në botë, por do të tentojmë ta ndalim

12:36, 12/03/2019

Të mërkurën në orën 21:00 Barcelona dhe Lyoni do të përballen për të prerë një biletë në çerekfinale të Champions Leagues.

Mesfushori i Lyonit, Nabil Fekir, është i vetëdijshëm se skuadra e tij do ta ketë të vështira ta ndalojë Lionel Messin.

Francezi nuk kurseu elozhet për rivalët e Champions Leagues, por insistoi se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta bëjnë maksimumin për ta arritur kualifikimin në fazën tjetër.

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në botë, pasi ai prej 10 vitesh ka qenë në nivelin më të lartë. Ai është vendimtar për skuadrën e tij”, ka thënë Fekir.

“Barcelona është njëra ndër ekipet më të mira në Europë dhe është gjithmonë argëtuese të luash kundër klubeve të nivelit të tillë”, vijoi ai.

“Është normale që tifozët presin shumë nga unë në këtë ndeshje. Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ta japim maksimumin tonë”, përfundoi ai.

Kujtojmë që ndeshja e parë në Francë përfundoi në barazim pa gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco