Shifrat e frikshme të Ronaldos kundër Atleticos

Shifrat e frikshme të Ronaldos kundër Atleticos

12:12, 12/03/2019

Cristiano Ronaldo do të provojë të udhëheqë Juventusin në misionin e vështirë të përmbysjes së rezultatit ndaj Atletioco Madridit.

Sot në orën 21:00, “Zonja e vjetër” do të presë madrilenët në ndeshjen e kthimit ku do të pritet bileta e çerekfinales në Champions League.

Portugezi ka zhvilluar plot 31 ndeshje kundër Atleticos, ku 14 prej tyre i ka fituar dhe 9 të tjera përfunduan në barazim.

Edhe pse Ronaldo e ka nisur mjaft mirë karrierën në Serie A, duke shënuar 19 gola, ai nuk ka arritur të jetë po kaq mbresëlënës edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Vlen të theksojmë që ylli i Juventusit ka shënuar plot 22 gola kundër Atleticos. Klubi madrilen është gjithashtu klubi i dytë kundër të cilit Ronaldo ka shënuar më shumë gola në transfertë (10).

Për më tepër, Ronaldo ka shënuar më shumë penallti kundër Atletico Madridit sesa cilitdo klubi tjetër. Ai i ka gjuajtur tetë penallti dhe është treguar i saktë në të gjitha rastet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco