Befason Gjici: Ju tregoj skuadrën që do shpallet kampione në Superligë

Befason Gjici: Ju tregoj skuadrën që do shpallet kampione në Superligë

11:33, 12/03/2019

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici beson se skuadra e tij do të shpallet kampion në fund të sezonit.

I ftuar në emisionin “Kampionët” në Vizion Plus, numri 1 i verilindorëve u tha se skuadra e tij është penalizuar për shkak se ka luajtur disa ndeshje jashtë Kukësit.

“Ne kemi patur vështirësitë tona, sepse kemi luajtur jashtë Kukësit. Ekipin e kemi më të mirë se Partizani, por vetë kushtet kur kemi luajtur jashtë fushës tonë, herë në Kamzë, herë në Tiranë dhe herë në Elbasan, na kane penalizuar.

Megjithatë ne jemi për titull dhe besoj se do ja arrijmë. Çështjen e presionit e kemi si ushqim të përditshëm. Kukësi në fakt është mësuar me presionin sepse kemi fituar trofe duke luajtur nën presion. Partizanin, ne e kemi lënë përpara si puna e biçikletës. Por ne nuk shohim fare Partizanin, nuk kemi punë me ata, ne duhet të shohim punën tonë. Këtë ja kam thënë edhe lojtarëve.

Unë them që trofeun do e ngremë ne, Partizani del i dyti. Do takohemi sërish në këtë studio në fund të sezonit”, u shpreh Gjici.

Kujtojmë që Partizani kryeson e qetë Kategorinë Superiore me +6 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Daj Jaku12/03/2019 14:09

Kush ta ka vënë emrin Gic ty more derr?

Shto koment

Denonco