Neymar apo Mbappe? Perez me deklaratën e bujshme po tërbon PSG-në

Neymar apo Mbappe? Perez me deklaratën e bujshme po tërbon PSG-në

10:58, 12/03/2019

Zinedine Zidane ka lirinë e plotë për të ndërtuar skuadrën e "ëndrrave" te Reali i Madridit.

Presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez, është pyetur për vendimin që Zinedine Zidane të rikthehet në skuadër dhe për transferimet në verë, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

Presidenti i skuadrës spanjolle ka thënë se ata duan ta transferojnë dyshen Kylian Mbappe dhe Neymarin, por janë në dijeni që është e vështirë.

 “Zidane është francez, ndoshta mund ta bind Mbappen që të transferohet këtu (qesh)”, tha numri një i Real Madrid.

Mbappe apo Neymar? “Do t’i zgjedhja dytë, por do të shohim çfarë do të ndodhë në merkato”, ka shtuar më tej Perez.

Pas tre triumfesh radhazi në Ligën e Kampionëve, Reali i Madridit u përball verën e kaluar me largimin e dy prej heronjve, trajnerit Zinedine Zidane dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Por pas disa muajsh, Perez e kuptoi që kishte humbur “ajkën” e suksesit dhe ditën e djeshme riktheu teknikun francez në krye të Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco