Zidane projekton 4 largimet e para nga Reali i Madridit, ja emrat

Zidane projekton 4 largimet e para nga Reali i Madridit, ja emrat

09:28, 12/03/2019

Pas tre triumfesh radhazi në Ligën e Kampionëve, Reali i Madridit u përball verën e kaluar me largimin e dy prej heronjve, trajnerit Zinedine Zidane dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Por pas disa muajsh, Perez e kuptoi që kishte humbur “ajkën” e suksesit dhe ditën e djeshme riktheu teknikun francez në krye të Real Madridit.

Mediat në Spanjë kanë zbuluar që Zinedine Zidane u rikthye te Real Madrid me kushtin që t’i linin duart e lira të punonte në rindërtimin e skuadrës.

Trajneri francez ka kërkuar nga Florentino Perez që ta bllokojë largimin e Marcelos, pasi mbrojtësi brazilian humbi vendin e titullarit nën drejtimin e Santiago Solarit.

Por Zidane ka bërë edhe listën e lojtarëve që kërkon të largojë.

Gareth Bale, Reguilon, Marco Asensio, Mateo Kovacic (në huazim te Chelsea), nuk bëjnë pjesë në planet e Zidanes që nga shitja e tyre kërkon të arkëtojë fitime të mëdha për t’i shpenzuar në merkato duke afruar emra të mëdhenj si Neymar dhe Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco